Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka takuar sot ambasadorin britanik të akredituar në Tiranë, Nicholas Abbott.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh mes vendeve dhe projektet në fusha të reja.

“Me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë,Nicholas Abbott, vlerësuam lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona.

Duke i uruar suksese në pozicionin e tij të ri, mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë dhe infrastrukturës, si dhe nxitjen e më shumë investime britanike në Shqipëri”, shkruan Hasani.