Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, së bashku me drejtues dhe forca të Policisë Kufitare të Vlorës dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit kanë inspektuar vijën bregdetare nga Himara deri në Sarandë, për të parë nga afër zbatimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Ai theksoi se policia dhe agjensitë ligjzbatuese i kanë të qarta detyrat e saj dhe do të qëndrojnë fort ndaj çdo paligjshmërie që tenton të cenojë imazhin e vendit dhe turizmin në përgjithësi.

“Bashkë me drejtuesit e forca të Policisë Kufitare të Vlorës dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit inspektuam vijën bregdetare nga Himara deri në Sarandë, për të parë nga afër zbatimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Siguria detare dhe siguria mjedisore mbeten primare në punën e Policia e Shtetit, krahas sigurisë publike dhe sigurisë rrugore.

Një nga këto katër komponetë të shfaqë probleme, prish gjithë ecurinë e mbarëvatjes së sezonit, e për fat të mirë tashmë nuk kemi vetëm sezon veror, por përgjatë gjithë vitit.

Mbetet detyrë e Policisë që në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të evidentojnë dhe të ndëshkojnë ata që guxojnë të ndotin plazhet tona apo mjediset përreth tyre.

Policia i ka të qarta detyrat e saj, po ashtu edhe agjencitë ligjzbatuese dhe do të qëndrojnë fort ndaj çdo paligjshmërie që tenton të cenojë imazhin e vendit dhe turizmin në përgjithësi”, njofton Hoxha.