Në ditën ndërkombëtare të dhunës kundër gruas, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është shprehur se barazia gjinore është një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimit në shumë fusha.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha ka thënë se krijimi i Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit është një mekanizëm që ofron një mundësi profesionale për karrierë për gratë. Më tej, Hoxha ka theksuar se Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmirësuar dhe për të krijuar mekanizma për eliminimin e dhunës ndaj grave.

Ervin Hoxha: Ministria e Brendshme e angazhuar për gratë, paqen dhe sigurinë. Krijimi i Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit, një mekanizëm jo vetëm promovues, i cili çdo ditë e më shumë promovon barazinë gjinore, por edhe shpreh në panelet e tjera një mundësi profesionale për karrierë për gratë në Policinë e Shtetit. Barazia gjinore nuk është thjesht një parim moral, por edhe domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimit.

Trajnime për oficerët e Policisë për dhunën me bazë gjinore. Reforma në proceset e rekrutimit duke siguruar një përfaqësim të denjë të grave. Krijimin e partneritetit me organizatat dhe sektorë të shoqërisë civile. Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmirësuar dhe për të krijuar mekaznima për eliminimin e dhunës ndaj grave, fuqizimin e mbështetjes për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe përmirësimit të bashkëpunimit me organizata që ofrojnë mbështetje për to. Kërkohet përfshirja e të gjithë aktorëve. Vetëm përmes bashkëpunimit, mund t’ja dalim së bashku.