Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha zhvilloi sot në 13 mars një takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn.

Hoxha shprehet se gjatë takimit, u rikonfirmua partneriteti i fortë mes vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe me aleancën e palëkundur të NATO-s, ku SHBA-të mbeten një aleat strategjik i Shqipërisë.

“Diskutuam gjithashtu zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Shqipëria qëndron përkrah aleatëve të saj në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian nga sigurimi i armëve bërthamore apo armëve të tjera të shkatërrimit në masë, si dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Siguria e aleatëve tanë mbetet e panegociueshme”, tha Hoxha në takim.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

🇦🇱🇺🇸 Kënaqësi të zhvilloja një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn.

Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona, bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësinë e kahershme, si edhe aleancën tonë të palëkundur në kuadër të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë.

Diskutuam gjithashtu zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Shqipëria qëndron përkrah aleatëve të saj në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian nga sigurimi i armëve bërthamore apo armëve të tjera të shkatërrimit në masë, si dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Siguria e aleatëve tanë mbetet e panegociueshme.

Po ashtu, shkëmbyem pikëpamje mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, rëndësinë e forcimit të sigurisë rajonale, rritjen e qëndrueshmërisë demokratike dhe avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.