Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi para dy ditësh në Tiranë, ku një i ri u vra nga një polic. Lajmi u dha nga vetë kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama tha gjatë daljes së tij publike se ministri Sandër Lleshaj i ka kërkuar dorëheqjen.

“Menjëherë pas ngjarjes, ministri më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij, duke më shpjeguar pse dorëheqja e tij ishte rruga e duhur.

I kam thënë prit të kthehem, sepse kam dashur ta shoh. Jemi takuar dhe sot, jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare në të cilën e mat veten Sandër Lleshaj”,– tha Rama.