Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtorët e policisë të qarkut Durrës, Fier dhe Vlorë, në kuadër të sigurisë për procesin zgjedhor të 25 qershorit.
Mësohet se gjatë takimit ministri Demiraj tha se siguria është prioritet gjatë procesit zgjedhor.
“Parandalim të përdorimit të parave të trafikut dhe drogës për blerjen e votës. Luftë me zero tolerancë ndaj kultivimit të lëndëve narkotike”, mësohet të ketë thënë Demiraj.





