Durrësi vijon të përballet me pasojat e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.
Për të monitoruar situatën, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, së bashku me kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, kanë inspektuar gjendjen e hidrovoreve.
Sipas kryetares Sako, hidrovoret e Durrësit kanë qenë në punë gjatë gjithë kohës me kapacitet të plotë, pavarësisht reshjeve të dendura dhe prurjeve të shtuara. Ndërkohë, hidrovori i Hamallajt ka punuar me kapacitet të pjesshëm, pasi ndodhet aktualisht në proces rikonstruksioni.
Postimi i plotë:
Spitallë – Ministri i Bujqësisë Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ndodhen në terren dhe në gatishmëri, duke ndjekur nga afër situatën. Pavarësisht reshjeve të dendura dhe prurjeve të shtuara, hidrovoret vijojnë të funksionojnë plotësisht dhe po punojnë pa ndërprerje





