Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi, do të zhillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri të enjten, ku do të zhvillojë takim pune me homologen e tij, ministren Etilda Gjonaj.

Takimi me ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj do të mbahet në ora 11:00.

Ndërsa, rreth orës 11:45, dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.