Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se qeveria Rama është e angazhuar për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve.

Në një konferencë të drejtpërdrejtë, ministri tha se qeveria do të shtojë bonusin e fundvitit për pensionistët.

“Qeveria Rama  është  plotësisht  e angazhuar për një rritje sa më të shpejt të pensioneve. Ne do të rrisim bonusin e fundvitit për pensionistët. Ndërkohë në planin afatgjatë , synimi jonë është të krijojmë një skemë të qëndrueshme që do të garantojë pensione më të larta”, tha ministri.