Ministri i Financave, Ervin Mete, është paraqitur në ambientet e SPAK këtë të mërkurë.

Ndonëse i pyetur nga mediat, ai ka refuzuar të japë detaje se përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme.

Megjithatë, burime për mediet bëjnë me dije se ai është thirrur lidhur me hetimet që po zhvillohet për ish-numrin dy të qeverisë, Arben Ahmetaj, gjatë kohës që ka shërbyer si zv.Minister i Ekonomisë.

Mësohet se ai ka shkëmbyer disa emaile me pronarët e kompanisë koncesionare, Klodian Zoto.