Ervin Mete, ministri i Financave, ka pritur të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Wisner për një takim zyrtar.

Ky i fundit shoqërohej edhe nga Majori Adrian Liptrot, Drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA.

Gjatë këtij takimk, u diskutua mbi rritjen e mundësive të bashkëpunimit dhe të mbështetjes së SHBA-së ndaj Shqipërisë, duke përmendur edhe marrëveshjen e re të ndihmës së Qeverisë Amerikane për vendin tonë

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen që SHBA jep Shqipërinë, në kuadër të reformave të rëndësishme dhe procesit të integrimit të vendit.