Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar se të ardhurat për buxhetin 2024 janë rritur në 27 miliard lekë.Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Malaj deklaroi se këto të ardhura do të shpërndahen në disa Ministri të ndryshme. Janë rritur financimet për ministrinë e Bujqësisë me 500 mln lekë si dhe për ministrinë e Shëndetësisë me masën 250 mln lekë. Po ashtu një rritje të konsiderueshme ka marrë dhe Ministria e Brendshme me masën 1.3 mld lekë.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa ndryshime sa i përket buxhetit 2024. Si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë shqiptare kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuar për këtë vit në vlerën 27 miliard lekë. Këtu të ardhura shtesë do të shpërndahen në ato sektorë që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në sektorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit

Kemi rritur financimet për ministrin e Bujqësisë me 500 mln lekë për të mbështetur skema e granteve të fermerëve. Kemi rritur financimin shtesë në masën 250 mln lekë për ministrinë e Shëndetësisë për të financiar projektet të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor.

Kemi rritur financimin për ministrinë  e Brendshme në vlerën 1.3 mld lekë, për kompensimin ushqimor të policisë, krahas orëve shtesë të punës si dhe kemi rritur fondet për ministrin e Arsimit dhe Sportit në vlerën 300 mln leke për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira

Kemi rritur financimet edhe për UK në 2 mld lekë ku është bërë një punë e madhe dhe ka nevojë që të investohet. Do vijohet të financohet në infrastrukturën kombëtare, lokale dhe rurale dhe në atë infrastrukturë që do luajë rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Malaj.