Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth, përmes një shënimi në Twitter i ka dërguar një mesazh të qartë Bashkimit Europian. Ai thotë se e ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe e gjithë Ballkanit Perëndimor është europiane.
Roth bën me dije se është duke udhëtuar drejt Shkupit dhe Tiranës, ndërsa i dërgon thirrje BE-së që të mbajë premtimin për dy vendet, dhe të fillojë procesin e bisedimeve për anëtarësim.
“Rrugës për në Shkup dhe Tiranë! Është koha që BE të mbajë premtimet e saj dhe të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropiane – vepro me vendosmëri tani në mënyrë që të mos ketë dyshim për të”, shkruan Roth.





