Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle anulon vizitën e parashikuar në Shqipëri.

Mësohet se ministri gjerman nuk do të vizitojë Shqipërinë sipas axhendës së parashikuar pasi pasi babai i tij ka ndërruar jetë.

Ministri i Jashtëm gjerman, Westerwelle kishte njoftuar se do të vizitonte Tiranën më 14 shkurt ndërsa nesër do të niste një tur vizitash në Serbi dhe Kosovë.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryediplomati gjerman pritej të takohej me krerët e lartë të shtetit si dhe me kryetarin e opozitës, Edi Rama.