“Një person i sëmurë mendërisht i mbushur me megalomani“, kështu e cilësoi presidentin amerikan, Donald Trump, Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, i cili theksoi se sulmi ndaj tokës amerikane është i “pashmangshëm”.

Ri Yong – ho foli disa orë pasi avionët amerikanë fluturuan më afër se kurrë shtetit komunist, për herë të parë në këtë shekull.

Ri iu kundërpërgjigj Trump, pasi ky i fundit e cilësoi Kim Jong – un “njeriu raketë” dhe tha se kishte ndërmarrë një “mision vetëvrasës” në të njëjtën sallë, javën e shkuar.

Në fjalën e tij, Ministri i Jashtëm shtoi: Askush tjetër përveç Trump nuk është në një mision vetëvrasës. Vizitat e raketave tona në tokën amerikane janë edhe më shumë të pashmangshme.

Duke folur në mbledhjen e përvitshme në New York ai vijoi:

Pavarësisht pengesave të shumta, tani jemi në hapat e fundit të fazës përfundimtare të përmbylljes të forcës bërthamore të shtetit.