Në një intervistë të drejtpërdrejtë me NBC-në, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi se Irani “nuk po kërkon armëpushim”.

“Nuk shohim asnjë arsye pse duhet të negociojmë me SHBA-në”, tha ai. “Kur negociuam me ta dy herë, çdo herë ata na sulmuan në mes të negociatave”.

Araghchi theksoi gjithashtu se Irani nuk e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit , duke thënë se “janë anijet dhe tankerët” që kanë refuzuar të kalojnë nëpër rrugën detare. 

“Ne nuk kemi ndërmend ta mbyllim ngushticën në këtë kohë, por ndërsa lufta vazhdon, do të shqyrtojmë çdo skenar”, shtoi ai.