Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka deklaruar se vrasja e liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei nuk do të thotë ndryshim të regjimit. Araghchi për Al Jazeera u shpreh se nëse ky është misioni i pamundur nëse ky është plani i Izraelit dhe SHBA-së.

“Nëse qëllimi i tyre është të ndryshojnë regjimin, ky është një mision i pamundur. Rënia e udhëheqësit nuk do të thotë ndryshim regjimi… ne kemi një sistem politik shumë të mirë vendosur. Sistemi është mjaft i fortë për t’i rezistuar çdo turbulence”, tha ai.

Ministri shtoi se nuk ka fitore në këtë luftë. Sipas tij Izraeli dhe SHBA nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë objektivat e tyre dhe nuk do të jenë në gjendje t’i arrijnë ato as në ditët në vijim.

“Kjo më kujton luftën e mëparshme – luftën 12-ditore të qershorit të kaluar – kur ata prisnin që brenda dy ose tre ditësh Irani të kapitullonte dhe të dorëzohej. Por u deshën 12 ditë që ata të kuptonin se Irani nuk po dorëzohej dhe se ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të kërkonin një armëpushim pa kushte”, shtoi ai.