Ministri i Punëve të Jashtme, Lugi Di Maio ka zhvilluar ditën e sotme një telefonatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Ministria e jashtme italiane bën me dije se temat e diskutimit ishin lufta ndaj COVID-19, bashkëpunimi dypalësh, integrimi në BE dhe presidenca e OSBE.
Më herët, kryeministri Rama zhvilloi një bisedë telefonike edhe me Presidennten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Mësohet se Von der Leyen dhe Rama kanë biseduar në lidhje për procesin e zgjerimit dhe planin ekonomik dhe të investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor.





