Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka dënuar thirrjen e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut për një embargo të armëve ndaj Izraelit.

“OKB ka bashkëpunuar me terroristët e Hamasit dhe po përpiqet të dëmtojë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe qytetarët e tij’,- shkruan Katz, në rrjetin social “X”.

Më herët u mësua se plani i ri parashikon një armëpushim 6-javor mes Hamasit dhe Izraelit dhe lirimin e 200-300 të burgosurve palestinezë në këmbim të 35-40 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, transmeton La Reppublica.