Këshilltari shtetëror dhe ministri i jashtëm kinez Wang Yi do të vizitojë Greqinë, Serbinë, Shqipërinë dhe Italinë nga 27 deri më 29 tetor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin njoftoi ditën e sotme vizitën e ministrit në Ballkan, përfshirë Shqipërinë.

Sipas deklaratave zyrtare, Wang do t’u përgjigjet ftesave të ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, serbit Nikola Selakoviç, ministres shqiptare Olta Xhacka dhe ministrit të jashtëm italian Luigi Di Maio.