Një debat i Forumit Ekonomik Botëror në Davos u pezullua të mërkurën, pasi ministri i jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis pësoi një humbje vetëdije dhe duhej të merrte kujdes mjekësor.

Sipas spanjolles El Mundo, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ministri i jashtëm rifitoi vetëdijen e plotë.

Incidenti u kap në një transmetim direkt të Bankës Botërore gjatë një diskutimi që përfshinte Presidentin e Kolumbisë, Juan Manuel Santos, Presidentin e Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, si dhe Winnie Byanyima të Oxfam International.