Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka postuar në rrjete sociale një imazh që përshkruan Koloseun e Romës të rrethuar nga raketat iraniane.
Ai thotë se sulmi i fundit i Iranit ndaj Izraelit është vetëm një pamje paraprake e asaj që qytetet në mbarë botën mund të presin nëse regjimi iranian nuk ndalet.
“Sulmi i fundit i Iranit ndaj Izraelit është vetëm një pamje paraprake e asaj që qytetet në mbarë botën mund të presin nëse regjimi iranian nuk ndalet.
Bota duhet ta caktojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste dhe të sanksionojë programin e raketave balistike të Iranit, përpara se të jetë tepër vonë”, shkroi ai.