Puthje dhe pasion nën ombrellë për ministrin e brendshëm italian ne Romagna. Pushime komplet italiane për Matteo Salvinin dhe Elisa Isoardin, të ngacmuar nga e përjavshmja Chi, gjatë një fundjave të nxehtë në Marittima.

Çifti shkëmben përkëdhelje në diell: “Çfarë Maiorca, në Milano Marittima dhe në Romagna kalohen pushimet më të bukura në botë’, ka thënë zv.kryeministri i Italisë.

Mes impenjimeve politike dhe festës së Lega-s, Salvini ka arritur të gjejë disa ditë pushimi për t’i kaluar me prezantuesen italiane, të rrethuar gjithmonë nga të rinj të uritur për selfie.

Në diell ose nën çadër por gjithmonë të përqafuar, kanë treguar se janë më të dashuruar se kurrë. Të dy, siç ka zbuluar “Chi” pak javë më parë, kanë nisur bashkëjetesën zyrtarisht, pasi kanë marrë një shtëpi së bashku në qendër të Romës.

Matteo Salvini ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë nga dy lidhje të ndryshme.