Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar pas letrës së kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo për të mos autorizuar ndërtimin e TEC-it.
Klosi shkruan në Facebook se nuk ka asnjë autorizim, e jo më leje për këtë projekt. Ai thotë se është miratuar në parimi një investim strategjik, por pa pasur një projekt të standarteve të BE-së nuk ka shanse që aty të nisë puna.
"TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S'ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetegjik. Për sa kohë s'ka një projekt të standardeve të BE-së, s'ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!"





