Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klsoi, u ka dërguar një letër kryetarëve të Bashkive bregdetare, të cilëve u kërkon të marrin masa për sigurinë në plazhe gjatë sezonit turistik.
Klosi u kërkon kryebashkiakëve të ndërpresin kontratat me privatët që nuk zbatojnë ligjin për sigurinë në plazhe.
Në letrën e tij, Klosi u ka kujtuar kryebashkiakëve të vijës bregdetare nga Shkodra në Sarandë dhe bashkisë së Pogradecit se kanë përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det.





