Në emisionin “Studio e hapur” Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka deklaruar se ka kërkuar shkarkimin e të gjithë inspektorëve të Inspektoriatit të Mjedisit në Durrës.

Deklarata e Klosit erdhi pasi ministri denoncoi situatën e konstatuar pak ditë më parë në zonën e Krujës, ku funksiononin 33 gropa gëlqerjeje.

Sipas ministrit, procesi i djegies së gëlqeres në këtë zonë ndot në shkallë të madhe mjedisin dhe rrezikon shëndetin e njerëzve.

“Për djegie përdoren sedilje makinash, që janë materiale kancerogjene, parakolpet e automjeteve, që janë materiale plastike etj. Këto gropa janë mbyllur disa herë dhe janë rihapur” ka deklaruar ministri Klosi.