Blendi Klosi, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan”, ndër të tjera u shpreh se nuk do të kishte dëshirë që djali i tij të bëhej politikan.
“Është një detyrë shumë e lartë, po ashtu edhe shumë e vështirë. Të jeni shumë të bindur që çdo deputet që është në atë parlament, apo që ka qenë në atë parlament, është aty për një meritë të caktuar. Në qoftë se do më pyesje mua, kurrë nuk do thoja që djali im të bëhej politikan. Politikanët janë njerëzit më të kontrolluar, në zgjedhje apo edhe në këtë emision. Një fjalë e thënë gabim mund të shkatërrojë emisionin, karrierën si politikan apo edhe jetën sociale”, tha Klosi.





