2 qershor 2015 – Dje mori postin e ministrit të Mirëqenies Sociale, por sot Blendi Klosi nuk ka kush t’ia mbajë djalin. Ai e ka marrë me vete të birin, Aron, gjatë aktivitetit të mbajtur sot në Gjirin e Lalëzit për çeljen e sezonit turistik të Durrësit. Aroni ka qëndruar në krah të të atit, kur ai dëgjonte kryebashkiakun Vangjush Dako të fliste për premtimet e mandatit që pret të fitojë. Ndërsa, kur fjalën e rastit e ka marrë vetë ministri, i zgjedhur deputet pikërisht në qarkun e Durrësit, Aroni i vogël ka gjetur vend, i ulur në bar, disa metra larg panelit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”