Ndërkohë që çështja e importit dhe riciklimit të plehrave në Shqipëri, ka shkuar “teh më teh e thikë më thikë” në vendin tonë, Ministri i Mjedist nisi projektin “Të pastrojmë Shqipërinë që duam.”  

Kryetarët e bashkive në nivel kombëtar janë mbledhur në  Durrës nga Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, ish-kreu i listës së deputetëve socialistë të këtij qyteti, mandatin e parë të qeverisë Rama.

Ministri i Mjedisit Klosi tha gjatë fjalës së takimit, se do të ketë  penalizim për çdo biznes që fiton duke gërryer mjedisin, duke nisur nga hotelet, marketet, baret, individët që e kanë deri më sot mjedisin si mallin pa zot, pronën e përbashkët dhe përgjegjësinë e askujt. Ministyri mori si shembull energjnë elektrike.  

"Ajo që ndodhi me ndalimin e vjedhjes së energjisē elektrike, do të ndodhë me operacionin e ndalimit të ndotjes. Operacioni do të ndahet në disa faza. Në fazën e parë përveç penaliteteve, aksione pastrimi në akset kryesore rrugore, qendrat urbane, qendrat historike do të përfshihen disa ministri; e Brendshme, e Mbrojtjes, administrata, shkollat, universitetet. Por aleatët tanë më të mëdhenj do të jenë qytetarët."- deklaroi Klosi në takimin me kryetarët e 61 bashkive në vend.  

Edhe në mandatin e parë të qeverisë Rama ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka e lançoi një nismë të tillë për pastrimin e ambienteve publike.

K.H.