Bashkia e Shkodër e cila drejtohet na kryebashkiakja e djathtë Voltana Ademi është gjobitur për të dytën herë nga Inspektorati i Mjedisit.

Ky i fundit nën drejtimin e ministri të LSI Lefter Koka ka gjobitur me një shumë prej 5 milionë lekë të vjetër Bashkinë e Shkodrës.

Gjoba e fundit është vënë më datë 28 mars të këtij viti. Masa administrative është marrë për mosmenaxhim të mjedisit dhe praninë e mbeturinave në zona të ndryshme.

Gjoba është vënë në emrin e kryetares së Bashkisë Voltana Ademi. Kjo është hera e dytë që kryebashkiakja merr një gjobë nga Inspektorati i Mjedisit për mosmenaxhim të territorit.