Tiranë, 4 gusht 2014 – “Një surprizë shumë e bukur nga stafi i Ministrisë së Mjedisit. Ju falenderoj nga zemra”, shkruan Ministri i Mjedisit Lefter Koka në rrjetin social, Facebook.

Ministri Koka ka sot ditëlindjen dhe mbush plot 50 vjeç.

Stafi i dikasterit që ai drejton ka menduar ta urojë me një tortë në formën e numrit 50, ku spikasin ngjyrat e bardhë dhe e kuqe.

Krahas numrit 50 në tortë dallohet qartë edhe citimi “Je më i miri”.

I lindur në 4 gusht, ministri Koka i përket shenjës së Luanit në horoskop, një shenjë kjo e njohur për shijet e holla dhe shpirtin luftarak.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/