8 maj 2015 – Ministri i Mjedisit Lefter Koka, gjatë një vizitë zyrtare në Berlin, zhvilloi një takim në Bundestagun gjerman me ministren Federale për Mjedisin, Barbara Hendricks dhe me Komisionin për Mjedisin në Parlamentin Gjerman.  

Në këtë takim, ministri durrsak e njohu ministren gjermane me nismat e shumta që ka marrë qeveria shqiptare për mjedisin, duke e sjellë kështu këtë sektor dikur të harruar, tashmë në qendër të opinionit publik. 

Ndërsa, Hendriks tregoi gatishmërinë e Gjermaninë për të ndihmuar Shqipërinë që të zgjidhë disa nga problematikat që ka në fushën e mjedisit, dhe ofroi specialistët më të mirë për të dhënë asistencën e tyre në çështje të caktuara.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/