5 gusht 2015 – Ministri i Mjedisit Lefter Koka është ‘shefi më i mirë në botë’ për stafin e tij. Ky është dhe urimi i veçantë që i kanë bërë punonjësit e tij ditën e djeshme, kur Koka festoi 51-vjetorin e lindjes.

Punojësit e Ministrisë i kanë bërë një tortë surprizë me mbishkrimin: “Urojmë edhe 100 për shefin më të mirë në botë”. Surpriza i ka pëlqyer së tepërmi ministrit durrsak, i cili nuk ka ngurruar për t’i hedhur fotot e tortës në Facebook, duke falënderuar dhe publikisht stafin e tij të mrekullueshëm.

“Një ditë ndryshe në zyrën time…

Një falënderim për stafin tim të mrekullueshëm, të cilët ma bënë këtë ditë më të gëzueshme. Faleminderit!”, shkruante ministri Koka.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/