Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar në rrjetin social "Twitter", duke thënë se protestat që godasin deputetë, institucione dhe policë, pengojnë që policia të merret me detyrën e saj, që është lufta kundër krimit.

Reagimi:

Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.

Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale.

Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.