Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se aministia penale do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar.
Ministri Manja, pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se amnistia penale nuk ka asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën Speciale.
“Dje në Komisionin e Ligjeve ka kaluar projektligji për amnisti, i cili do ti drejtohet seancës plenare. Amnistia penale flitet për çështje që janë në duart e prokurorisë ose pa u gjykuar nga Gjykata.
Amnisti mbi ndjekjen penale nuk ka për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën Speciale. Amnisti mbi ndjekjen penale ka mbi çështjet që dënohen deri në 2 vite burg sa i takon kundravajtje penale”, tha Manja.
Manja: Dje në komisionin e ligjeve ka kaluar pr. ligji për amnistinë, i cili tashmë do t’i drejtohet seancës ku pritet të marrë 84 vota, dua të falënderoj deputetë e komisionet të Ligjeve, por dua të jemi te qarte, projektligji ka dy komponentë amnistinë nga dënimi dhe ndjekja penale. Flitet për lëndë dhe çështje që janë në duart e prokurorisë ose janë ende pa u gjykuar nuk ka amnisti mbi ndjekjen penale për asnjë nga veprat që po gjykohet në GJKKO amnisti mbi ndjekjen penale ka mbni të gjitha veprat që janë në duart e prokurorisë deri në 2 vite burgim, ka përjashtime, nuk do të amnistohen pavarësisht vepra që kanë të bëjë me nderin apo dhunën në familje, apo dhuna mbi bazë gjinore.”