Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani vizitoi sot Tiranën në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe misionit të përbashkët ndërkombëtar. Ai u prit nga ministrja Xhaçka ku diskutuan për bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal dhe perspektiva e integrimit e të dy vendeve drejt Bashkimit Europian.

Bashkëpunimi dypalësh dhe rajonal dhe perspektiva e integrimit e të dy vendeve drejt Bashkimit Europian, rritja e bashkëpunimi dhe menaxhimi i pandemisë së COVID-19 si dhe faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut ishin pjesë e diskutimit dhe takimit dy palësh.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, Xhaçka tha se të dy vendet kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE për procesin e integrimit, ndërsa vlerësoi faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut  si kontribut jetik në qeverisjen e vendit. Ndërsa ministri i Jashtëm për Maqedoninë e Veriut,  Bujar Osmani tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të zgjerohet, ndërsa dialogun Prishtinë-Beograd e cilësoi të nevojshme për një Ballkan të sigurt.