16 dhjetor 2013 – Ministri i Drejtësisë është larguar nga mbledhja e KLD-së duke deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e farsës së emërimeve, ndërsa akuzoi KLD-në për mungesë transparence. “Kjo është mbledhja e dytë që KLD ka nisur ti bëjë jashtë vëmendjes së medias çka ndikon ndjeshëm në transparencën e KLD-së dhe në pozicionet që ka. Ky është një kthim mbrapa, në aspektin e transparencës. Pati diskutime të ndryshme për emërinim në 13 vende vakante në Gjykatën e Rethit gjyqësor Tiranë dhe në Gjykatën Adminstrative. Kjo tregon mungesë eficence. Sot flitet për diskutime dhe jo propozime konkrete. Propozimi im ishte që të hynte në rend dite e të promovoheshin magjistratët që paguhen edhe pse nuk janë në punë, dhe KLD nuk e merr mundimin t’i punësojë. 8 gjyqtarë këtë vit kanë mbaruar magjistraturën. Plotësimi i vendeve vakante do bëhet nga gjyqtarë të ardhur nga rrethet. Vazhdojnë prej tre muajsh të mos plotësojnë vendet vakante U kam thënë KLD të mos bëjnë mbledhje selektive por të ketë klimë besueshmërie. U largova sepse nuk bëhem pjesë e kësaj farse. Kjo e tregon dhe mungesa e Presidentit. Në emërimet që do bëhen do ketë një farsë. KLD nuk mund të plotësojë çokat. Ne duhet të ndryshojmë KLD, e të bëjmë thirrje për të promvoruar ata gjyqtarë në karrierë. Dalja ime sot ka të bëjë me transparencën dhe vendimmarrjen. U largova sepse nuk do bëhesha pjesë e farsës”,u shpreh Naço.
Ministri Naço braktis mbledhjen e KLD. U largova nga një farsë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ky është qyteti më i jetueshëm në botë për vitin 2026
Nga lidhja me ISIS te shtëpia me qira pranë detit, si e planifikuan babë e bir sulmin në Sydney
Është viti i tyre! Shenjat e zodiakut që do të jenë “yll” në 2026-ën
Organizuan sherrin e dhunshëm pranë shkollës dhe plagosën tre të rinj/ Gjykata e Shkodrës lë të lirë dy adolehentët, vendos ‘detyrim paraqitje’





