TIRANË, 3 korrik 2013 – Ministri i Mbrojtjes në largim Arben Imami ka dekoruar më 3 korrik 2013 tre ekspertë amerikanë: kolonel (R) Louis L. Boros, kolonel (R) Calvin L. Peterson dhe kolonel (R) Gregory A. Cannata, të cilët që nga viti 2007 punojnë si përfaqësues të kompanisë CUBIC pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Pasi u bë një prezantim i shkurtër i punës dhe veprimtarisë së tre ekspertëve amerikanë, ministri i Mbrojtjes Imami u dorëzoi medaljen “Për Shërbime të Shquara” me këtë motivacion: “Për kontributin e dhënë nëpërmjet ekspertizës dhe këshillimit për reformimin e Mbrojtjes dhe zhvillimin e FA Shqiptare”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/