DURRËS, 21 tetor 2014 – Ky është ministri i Shëndetësisë në Suedi. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur po për faktin që ai është bërë i famshëm se është tepër simpatik. Gabriel Wikstrom 29 vjeç është shumë i ndjekur në Twitter ku nga të gjithë quhet “Handsome Minister”. Pasi ka qenë në një vizitë në Turqi ka bërë një status përshëndetës, por është çuditur kur ky twitt është kthyer më shumë se 8500 herë.
“Nuk e kam problem që njerëzit tërhiqen nga pamja ime më shumë se gjërat e tjera, e marr si kompliment”-ka thënë nordiku bukurosh.





