TIRANE, 8 prill 2013– Qytetarët shqiptarë tashmë do të mund të udhëtojnë më lehtë drejt Kuvajtit.
Kjo do të realizohet pas nënshkrimit të marrëveshjes së transportit ajror midis Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve të Shqipërisë me ambasadorin e Kuvajtit në vendin tonë.
Ministri Sokol Olldashi deklaroi se kjo marrëveshje do të sjellë më tepër shkëmbime njerëzore, tregtare e kulturore midis Kuvajtit dhe Shqipërisë.
Aktualisht midis Kuvajtit dhe Shqipërisë nuk kanë ekzistuar linja direkte të transportit ajror.
Kjo marrëveshje pritet të sjellë për të gjithë të interesuarit edhe një ulje të shpenzimeve pasi eleminohen vendet tranzite gjatë udhëtimit.





