18 dhjetor 2013 – Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti kreu sot një inspektim në Durrës, për të parë nga afër punën që po bëhet për pastrimin e kanaleve, bllokimi i të cilave shkakton shpesh përmbytje në këtë zone, veçanërisht në zonën e Shkozet-Plazh.

Me fondet e Ministrisë së Bujqësisë ka nisur puna për pastrimin e kanalit me gjatësi 2000 metra që fillon nga Ura e Dajlanit deri në brendësi të zonës së Shkozetit, në të cilin nuk ishte vënë dorë prej 10 vitesh.

Pastrimi i këtij kanali eliminon në masën 60-70% përmbytjet në zonën e shkozetit. Ministri Panariti pasi inspektoi punimet, dëgjoi dhe banorët e zonës lidhur me pasojat që sjell mospastrimi i këtij kanali.