TIRANE, 31 mars 2013– Ministri i Jashtëm Edmond Panariti është nisur për një tur vizitash zyrtare në Lindjen e Mesme.
Ai do të nisë këtë tur me vizitën në Republikën Arabe të Egjiptit, për të vazhduar më tej në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë dhe në Republikën e Libanit.
Gjatë vizitave në kryeqytetet e këtyre vendeve, ai do të zhvillojë takime me Ministrat e Jashtëm, me personalitete të tjerë të lartë, me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të diasporës shqiptare.
Tema qëndrore e bisedimeve të Ministrit Panariti me mikëpritësit e tij, do të jetë shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështje të politikës së jashtme, nxitja e mëtejshme e dialogut politik si dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok





