Një ditë më parë, ministri italian i Drejtësisë u kërcënua me prerje koke nga ISIS, sot ai foli për masat antiterrorizëm në Tiranë. Fillimisht ministri Andrea Orlando zhvilloi takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe më tej me homologun e tij, Ylli Manjani.
Ministri Orlando theksoi nevojën për një bashkëpunim mes dy vendeve edhe në luftën ndaj terrorizmit, ashtu siç ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer deri tani në luftën kundër krimit. “Këtë bashkëpunim duhet ta vëmë në shërbim të luftës kundër emigracionit klandestin dhe terrorizmit xhihadist”, u shpreh Orlando.
Sipas tij, duhet një plan veprimi, i cili konsiston në tri pika: shkëmbimin e informacioneve, përgatitjen e operatorëve të gjyqësorit dhe policisë dhe reagimi i përbashkët.





