Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, ka deklaruar se deklaratat e shqiptarëve të Kosovës tregojnë se Bashkimi Evropian duhet të përfshihet dhe të dërgojë mesazh të fuqishëm se diçka e tillë nuk tolerohet.

Sipas tij, duhet reagim i fuqishëm e serioz, nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron të tregojë se është me të vërtet e përkushtuar në një proces ku i trajton njësoj të gjitha palët.

Këto komente ai i bëri në një intervistë në televizionin “Pink” duke reaguar ndaj deklaratave se Nishi do t’i bashkohet Kosovës.