Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç do të mbërrijë sot në Tiranë së bashku me kryedioplomatin italian Gentiloni për të marrë pjese në takimin e dytë të ministrave të Punëve të Jashtme, që mirëpritet nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Takimi tre palësh Shqipëri-Itali-Serbi mbahet për të diskutuar mbi integrimin europian dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Nisma u iniciua më shumë se një vit më parë nga diplomacia italiane për të nxitur dialogun në Ballkan, ku ajo sheh te Tirana dhe Beogradi, dy faktorët më të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.