TIRANË, 28 mars-2013 –Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj priti të mërkurën nxënës dhe mësues të diasporës të ardhur nga Suedia.

Në fjalën e tij të përshëndetjes, ministri falënderoi mësuesit dhe nxënësit e ardhur nga Suedia, që kanë zgjedhur gjuhën shqipe për ta mësuar në shkollë, si dhe prindërit që i kanë nxitur të mësojnë gjuhën dhe historinë shqipe.

Ministri Tafaj tha se do të zbatohen larmi formash me qëllim që çdo fëmijë në emigracion të ketë mundësi të mësojë gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/