15 Maj 2014 – Këtë të enjte Ministri Veliaj gjëndet për vizitë zyrtare në itali. Në takimin, që pati me homologun e tij italian Xhuliano Poletti ( Giulano Poletti ), Veliaj bëri të ditur disa fakte e shifra interesante. Ai theksoi, që vektori i emigrimit për punësim nga Shqipëria në Itali ka filluar, që të ndryshojë. Sot në Shqipëri janë të punësuar me dokumenta të rregullta 19 000 italianë. Besohet se ka italianë të punësuar madje edhe në të zezë në Shqipëri. Italianët në Shqipëri janë pronarë restorantesh, punojnë në “ call centers”, në shërbime, në telekomunikacione apo ndërtues në sektorin e energjitikës dhe të veprave të infrastrukturës.
Në Itali ndodhen rreth gjysëm milioni shqiptarë, ndër të cilët ato pa dokumenta janë një pakicë mjaft e vogël. Ndër këta gjysëm milion shqiptarë, thuajse 100 000 janë nxënës shkollash, 12 000 studentë në universitetet italiane dhe 38 000 janë të vetpunësuar d.m.th. janë pronarë aktivitetesh të ndryshme prodhuese, shërbimesh e tregtare.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





