18 shtator 2013- Ministri për Mirëqenie Sociale dhe Rininë, Erion Veliaj shoqëroi sot vetë një fëmijë të vogël rom në dyert e spitalit. Elidoni i vogël, 2 vjeçar, është fëmija i aksidentuar më 31 gusht në rrugën përballë pallatit me shigjeta, aty ku prej më shumë se pesë javësh familjet rome kanë ngritur çadrat pasi u dëbuan nga trualli i ish-Dekorit, ku edhe jetonin prej vitesh.
/BalkanWeb/





