KRUJË 31 teto 2014 – Pas inspektimit nëpër kantiere ndërtimi në qytetet e Fushë Krujës dhe Krujës, në këtë të fundit, më 31 tetor 2014, ka shkuar për inspektimin e mbarëvajtjes së operacionit kundër vjedhjes së dritave Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Erion Veliaj.
Ministri shoqërohej nga administratori i operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) z. Arben Seferi.
Z. Veliaj deklaroi se në qytetin e Krujës humbjet e energjisë në rrjet shkojnë në 70 për qind.
Ministri u bëri thirrje krutanëve të paguajnë energjinë elektrike, të denoncojnë abuzuesit, si dhe të kursejnë korrentin.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





