Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj në një dalje publike para mediave, ka komentuar dosjen me 416 faqe ‘Habilaj’, ku mes emrave të implikuar nga dy trafikantët e arrestuar është edhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Xhafaj pohoi se dosja ‘Habilaj’ nuk i përket Policisë së Shtetit, por se i takon drejtësisë italiane.

Mes të tjerash ai thekson se do të pres përfundimin e hetimit nga drejtësia ndërsa shtoi se nuk do të flasë si politikanët e tjerë pa pa përfunduar hetimet.